Shpërthimi në Lushnjë/ Mjeku: Dy të plagosurit në gjendje stabël. Deputeti me dëmtime në bark, po i nënshtrohet ndërhyrjes

Shpërthimi në Lushnjë/ Mjeku: Dy të plagosurit në gjendje stabël. Deputeti me dëmtime në bark, po i nënshtrohet ndërhyrjes

Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi foli për gjendjen shëndetësore të deputetit Bujar Çela dhe pacientit tjetër që u transportuan të dëmtuar nga Spitali i Lushnjës, pasi u dëmtuan nga një shpërthim. 

Mjeku bën me dije se pacienti 41-vjeçar ka dëmtime në kokë, ndërsa deputeti në pjesën abdominale, megjithatë të dy janë në gjendje stabël. 

Pacienti i parë ka ardhur rreth orës 05:30 këtu. Kishte dëmtime në kokë. Megjithëse në Lushnjë ishte bërë një ekzaminim, i bëmë një skaner tjetër dhe doli një hematomë masive. Ky person është në sallë duke u operuar, gjendja është stabël, por do vazhdojë si intervent sepse mund të mendohet se mund të ketë dëmtime nga të dy anët e kokës. I dyti është deputeti, i cili ka ardhur para një ore. Është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, dyshohet se ka edhe brenda në abdomen në bark. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël, por do jetë ndërhyrje e gjatë për efekt kontrolli sepse ka shumë dëmtime, cifla metalike që duhet të largohen".

Kujtojmë që dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit. Fillimisht ndërroi jetë në vendngjarje vinçieri Roland Hoxha, dhe mandej humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë djali i tij, Elidon Hoxha. 

Shpërthimi ndodhi në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plastmasit pasi vinçi me të cilin po punonin ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar flakë të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy