Ajo që po ndodh sot në Bruksel dhe Uashington është një lloj përgatitjeje e atmosferës për një konflikt të mundshëm të armatosur të drejtpërdrejtë. Mund të themi se është përgatitja për hyrjen e Evropës në luftë.
Është kjo akuza e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në fjalimin javor në radion publike Kossuth.

Orban sulmon presidentin francez, Emmanuel Macron, se ka “garantuar” se Rusia nuk mund të lejohet të fitojë luftën dhe Poloninë e cila synon të rrëzojë me armët e veta, raketat ruse që sulmojnë infrastrukturën civile në Ukrainë.
“Ky është një operacion komunikimi në përgatitje të një aksioni luftarak”, theksoi kryeministri hungarez, i cili ka qenë gjithmonë shumë i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.
Për Orban, planifikimi i luftës zhvillohet në selinë e NATO-s.



