
Paketa antishpifje e propozuar nga kryeminstri Edi Rama, për të gjobitur dhe mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë portalet online që publikojnë lajme të rreme, për Partinë Demokratike është censurë e lirisë së medias. Nga selia blu, Albana Vokshi, akuzoi kryeministrin se në mënyrë antiligjore shkarkoi Zylyftar Bregun.
Vokshi iu ka bërë thirrje gazetarëve që të protestojnë kundër kësaj pakete, që në mënyrë antidemokratike kufizon lirinë për të publikuar lidhjet e mazhorancës me krimin.
Paketa antishpifje e paralajmëruar parashikon gjoba nga 100 mijë në 1 milionë lek nëse publikojnë lajme të pavërteta.
Veç gjobave, AMA do të ketë të drejtën, që për portalet të cilat kryejnë tre kundërvajtje administrative të parashikuara në ligj të pezullojë për 24 orë aksesin në internet.
Në rast se numri i shkeljeve është më i lartë, atëherë pezullimi i aksesit në internet shkon deri në 7 ditë.



