Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kodër Rrëshen të Mirditës, ku burime për MCN Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë dhe dy banesa.

Zjarri ka djegur edhe një sipërfaqe të madhe me vreshtari.
Në vendngjarje ndodhen 7 zjarrfikës, 3 automjete dhe punonjës të policisë që po punojnë për shuarjen e flakëve.



