Trump: Koronavirusi mund të zhduket vetë, pa pasur nevojë për vaksinë

Trump: Koronavirusi mund të zhduket vetë, pa pasur nevojë për vaksinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zhvilloi një takim me parlamentarët e Partisë Republikane ku u shpreh optimist për situatën e krijuar nga koronavirusi në SHBA.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, koronavirusi me shumë mundësi do të zhduket në mënyrë autonome pa pasur nevojë për një vaksinë.

Ka disa lloje virusesh ose gripesh për të cilat kërkohet një vaksinë, por nuk gjendet. Më pas këto lloj virusesh zhduken dhe nuk shfaqen më. Ato vdesin si çdo gjë tjetër në këtë botë”, u shpreh Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan deklaroi se nuk mendon se kjo gjë do të ndodhë për një kohë të shkurtër dhe paralajmëroi rreth 95 mijë viktima nga koronavirusi në SHBA, deri në fund të pandemisë.

Thonë që do të zhduket, por nuk e di nëse do të jetë këtë vit. Por e rëndësishme është që ai do të zhduket. Nëse do të arrinim në krijimin e një vaksine, kjo do të ishte një ndihmë e madhe”, u shpreh Donald Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy