Konflikti në Nagorno-Karabakh, reagon Vladimir Putin

Konflikti në Nagorno-Karabakh, reagon Vladimir Putin

Forcat paqeruajtëse ruse po bashkëpunojnë me të gjitha anët e konfliktit në Nagorno-Karabakh, tha të mërkurën Presidenti Vladimir Putin. Vërejtjet e tij erdhën menjëherë pasi Azerbajxhani dhe zyrtarët në rajonin e shkëputur ranë dakord për një armëpushim.   

Duke folur gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, Putin theksoi se “paqeruajtësit rusë po punojnë shumë aktivisht me të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt. Ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur civilët.”

Udhëheqësi rus shprehu gjithashtu shpresën se dialogu që përfshin Moskën, Jerevanin, Bakun dhe autoritetet në Nagorno-Karabakh do të rezultojë në de përshkallëzim dhe një zgjidhje paqësore të krizës. 

Putin shtoi se më shumë se 2,000 civilë, duke përfshirë më shumë se 1,000 fëmijë, aktualisht janë duke u strehuar në bazën kryesore të përdorur nga paqeruajtësit rusë në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy