Shoqërohet në Polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj, shkak konflikti me djemtë

Shoqërohet në Polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj, shkak konflikti me djemtë

Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e sotme ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Sipas burimeve zyrtare në Policinë e Tiranës, shoqërimi i ish-gjyqtarit është bërë pas një konflikti me dy djemtë e tij.

Shkak për konfliktim mësohet se është bërë një automjet. Pas shoqërimit, Malaj është lënë i lirë.

Mësohet se shoqërimi i tij është bërë në ambientet e një parkimi privat tek Liqeni Artificial, në Tiranë.

Aludin Malaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. 

Malaj është me një karrierë prej gati tre dekadash dhe ka dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me vettingun.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy