Në Prishtinë ekspozohen për herë të parë 7 dorëshkrime të Pjetër Bogdanit

Në Prishtinë ekspozohen për herë të parë 7 dorëshkrime të Pjetër Bogdanit

Pjetër Bogdani përkujtohet në 330-vjetorin e lindjes së tij përmes një sërë aktivitetesh të oranizuara nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, e cila mban emrin e tij. Për herë të parë aty janë paraqitur shtatë dorëshkrime të tij.

Pjesë e ekspozitës së titulluar “Cuneus” janë edhe libra e artikuj nga koleksionet e biblotekës.

Pjetër Bogdani, ipeshkëv dhe atdhetar, dha kontribut të vlefshëm në teologji e në përpjekje për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane, për zhvillimin dhe përparimin e kulturës së shqiptarëve.

Bogdani ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë, nga epidemia e murtajës.

Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Çeta e profetëve”, imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy