Përballja ligjore me Valon Ademin/ Pacolli: Rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

Përballja ligjore me Valon Ademin/ Pacolli: Rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku lë të kuptohet se përballja ligjore me ish-ortakun e tij, Valon Ademi, ka marrë një zgjidhje në favor të tij, duke hapur rrugën për rikthimin e normalitetit institucional në Aeroportin e Vlorës. 

 

Sipas tij, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po hyn në një fazë të re normaliteti dhe stabiliteti. 

Po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!

 

Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.

 

Eshtë një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësia në vendin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.

 

Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falënderuar drejtësisë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy