Një 33-vjeçare me incialet M.H në Shkozë i ka dhënë fund jetës duke kryer vetëvrasje me armë në kushte të rënduara psikologjike.
Sipas policisë për ngjarjen janë proceduar në gjendje të lirë katër persona të cilët dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur armën e krimit. Personat në fjalë janë Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.



