Bilali: Patriotizmi është arma e dobët e opozitës në RMV! Taravari po merr një barrë të rëndë

Bilali: Patriotizmi është arma e dobët e opozitës në RMV! Taravari po merr një barrë të rëndë

Një ditë më parë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut zgjodhi Arben Taravarin në funksionin e ushtruesit të detyrës si kryetar. Lidhur me këtë çështje, pedagogu i Shkencave Politike në RMV, Mersel Bilali tha se Taravari ka një përvojë të mirë në politikë por duhet parë ecuria e tij në krye të ASH pasi barra është dukshëm më e rëndë.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve me MCN TV, theksoi se ai nuk e di me saktësi nëse Taravari do të kandidojë për postin e kryetarit në ASH në kongresin e jashtëzakonshëm duke shtuar se ka munguar korrektësia nga ASH në kampin opozitar duke qenë se kjo parti kërkonte të ishte lokomotiva, por nuk arriti rezultate.

Mendoj se në vazhdimësi në shumë cikle për fat të keq opozita tregoi rezultate të pa lakmueshme . Gabimi sipas meje është që opozita synon të marrë atë pjesë të territorit që i kërkon pjesës së pushtetit.  Patriotizmi apo sfida përmes patritizmit është arma më e dobët e opozitës. Jam i mendimit se opozita është dashur në vitet e fundit të miratojë një program serioz zhvillimor ekonomik pasi kjo është dhimbja që i shqetëson qytetarët e RMV-së duke përfshirë shqiotarët.

Aleanca Taravari ka një përvojë të mirë edhe si ekspert i mjekësisë dhe si kryetar i komunës së Gostivarit, por merr një barrë dukshëm më të rëndë. Tani do tejkalojë nga niveli lokal në atë qendror, dhe ta shohim nëse Taravari do të jetë në gjendje të formojë një grup operativ se nga duhet të zhvillojmë politikat, është sfidë, është mirë që ndryshimet ndodhin.

Nuk mund të jem në kokën e tyre, supozoj që është krijuar një praktikë që nëse nuk ka kohë të thirren kongrese emërohet një emërues e më pas shihet. Nuk jam ai që mund ta parashikoj se çfarë do të ndodhë.

Për të pasur një bashkëpunim operacional mes grupit opozitar nevojitet një korrektësi elementare. Duket se ka mundura një pjesë e korrektësisë dhe përgjegjësia është e ASH që ka pretenduar të jetë lokomotivë por që për fat të keq nuk pamë rezultate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy