
Krijimi i një shteti palestinez, i cili siç parashikohet nga vendimet e OKB-së, jeton krah për krah me Izraelin është mënyra për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme, por me politikën shkatërruese, SHBA-të përpiqen ta parandalojnë atë.
Një deklaratë e tillë vjen nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit në Moskë.
Deklarata e Lavrov, raportohet nga agjencitë ruse.
Izraeli u sulmua me raketa nga Rripi i Gazës në mëngjesin e 7 tetorit dhe deri më tani raportohet për 800 të vdekur.
Njëkohësisht, disa grupe militantësh depërtuan në shtetin hebre, duke u përfshirë në luftime me forcat izraelite.
Ushtria izraelite shpalli gjendjen e gatishmërisë për luftë dhe nisi veprimet hakmarrëse të quajtur Operacioni Shpata e Hekurt.



