ShBA, fëmijët e emigrantëve të paligjshëm në kushte të tmerrshme

ShBA, fëmijët e emigrantëve të paligjshëm në kushte të tmerrshme

Qindra fëmijë të emigrantëve të paligjshëm u mbajtën në "qeli të tmerrshme" për javë të tëra në një qendër në Teksas në kufirin me Meksikën, dhe ishin krejtësisht të lënë pas dore në momentin kur u transferuan në objekte më të përshtatshme. Denoncimin e bënë disa avokatë amerikanë që kishin qasje te fëmijët dhe mundën të shihnin gjendjen dhe kushtet e tyre.

Bëhet fjalë për rreth 250 fëmijë të ndarë nga prindërit e tyre nga autoritetet amerikane pas hyrjes së tyre të paligjshme në vend vitin e kaluar.

"Fëmijët ishin të mbyllur në qela të tmerrshme. Kishte një tualet në qendër të dhomës ku ata flinin”, tregon njëri nga avokatët.

    "Askush nuk u kujdesej për fëmijët...", tha një tjetër avokat, Warren Binford i Ëilliamette University, pasi kishte vizituar qendrën e paraburgimit në Teksas në qytetin Clint. Binford e vuri theksin veçanërisht të "qelitë e mbipopulluara… të infektuara me morra".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy