Pas gati tetë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, katër astronautë u kthyen në Tokë të premten në mëngjes.
Kapsula SpaceX që mbante ekuipazhin u la në brigjet e Floridës pasi u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në fillim të kësaj jave.
Astronautët, tre amerikanë dhe një rus, duhet të ktheheshin dy muaj më parë, por u vonuan për shkak të problemeve teknike me kapsulën Starliner të Boeing, e cila u kthye bosh në muajin shtator.
Më pas afrimi i uraganit Milton dhe kushtet ekstreme të motit që mbizotëruan, vonuan edhe më tej kthimin e sigurt të ekuipazhit.
Misioni, i cili filloi në mars, përfshinte astronautët e NASA-s Matthew Dominik, Michael Barratt, Janet Epps dhe kozmonautin rus Alexander Grebenkin.
Menjëherë pas kthimit të tyre, astronautët iu nënshtruan ekzaminimeve rutinë mjekësore, tha NASA në një deklaratë, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u transportuan në një institucion mjekësor lokal për kontrolle paraprake.



