
Autoritetet e aviacionit të Kinës i deklaruan të vdekur 132 personat që ishin në bordin e avionit të linjës ajrore China Eastern Airlines që u rrëzua në malet me pyje të dendur të Kinës jugore të hënën që shkoi.
Ekipet e kërkimet vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit për disa ditë duke u përballur me gëmushat e rënda, baltë ndërkohë që anëtarët e familjeve prisnin me ankth lajmet për të dahsurit e tyre.
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) tha se ata kanë identifikuar 120 nga viktimat duke përdorur testin e ADN-së, ndër të cilët 114 pasagjerë ishin pasagjerëdhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende, por të dielën ekipet e specializuara gjetën të ashtuquajturën kuti të zezë të avionit, sipas medias shtetërore Xinhua.



