Reshjet përmbytin Lezhën (VIDEO)

Reshjet përmbytin Lezhën (VIDEO)

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në disa zona të Lezhës dhe Kurbinit. Lumi Drin në disa zona rrezikon të dalë nga shtrati.

Në Lezhë janë përmbytur rrugët. Siç njofton policia e Lezhës, si pasojë e shirave në lagjen "Varosh" ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa. Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

 

Në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur ura që lidh fshatrat e kësaj njësie. Është dëmtuar "Ura e Gjadrit " që lidh fshatrat Zojs dhe Grash.

Në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin është përmbytur një banesë. Nga shërbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy