Mbi 200 priftërinj ukrainas kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës kishtare për Patriarkun rus Kirill

Mbi 200 priftërinj ukrainas kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës kishtare për Patriarkun rus Kirill

Mbi 240 priftërinj të Kishës Ortodokse të Ukrainës kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës kishtare për qëndrimin mbi luftën e kreut të Patriarkanës së Moskës.

Prifti i Kishës Ortodokse të Ukrainës, Andriy Pinchuk, akuzoi patriarkun e Moskës, Kirill për bekimin e veprimeve të trupave ruse në Ukrainë, të cilat i quajti “krim moral”.

Në meshën e së dielës Patriarku Kirill, i cili njihet edhe si aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, u bëri thirrje mbështetësve të Rusisë që të bashkohen për të luftuar “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Moskës”.

Në këtë periudhë të vështirë për atdheun tonë, Zoti na ndihmoftë secilin prej nesh të bashkohemi, qoftë edhe rreth pushtetit. Kështu do të shfaqet solidariteti i vërtetë në popullin tonë, aftësia për të refuzuar armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm dhe për të ndërtuar një jetë me më shumë të mira, të vërteta dhe dashuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy