DASH vlerëson Altin Dumanin: Goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm

DASH vlerëson Altin Dumanin: Goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm

Altin Dumani, kreu i SPAK, është në mesin e personave që janë nderuar si “kampionë të anti-korrupsionit”.

Dumanit ia dorëzoi titullin Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një ceremoni të veçantë e zhvilluar në Departamentin amerikan të Shtetit.

Janë nderuar me këtë çmim 10 kampionë antikorrupsion në mbarë botën, mes të cilëve edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale. Duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit dhe institucioni më i besueshëm në Shqipëri.

Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, u shpreh Blinken.

Kreu i SPAK është zyrtari i dytë i lartë që nderohet me një çmim të tillë nga Shqipëria. I pari që u nderua me këtë çmim ishte Ardian Dvorani, në atë kohë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy