Disa muaj në detyrë/ Blerina Haka largohet nga Hipoteka e Shkodrës, kush e zëvendëson

Disa muaj në detyrë/ Blerina Haka largohet nga Hipoteka e Shkodrës, kush e zëvendëson

Lela Bërdica është emëruar drejtoreshë e Hipotekës në Shkodër. Bërdica zëvendëson Blerina Hakën, e cila qëndroi në detyrë vetëm për disa muaj.

Haka pasi mori detyrën, në pak kohë ka kërkuar të largohet nga ky pozicion dhe ka zhvilluar takime në Drejtorinë e Përgjithshmë të Hipotekës për të dhënë dorëheqjen. Asaj i ishte kërkuar të priste, për të ardhur te vendimi i ditës së sotme.

Kujtojmë që Haka zëvendësoi Flladi Danon, i cili po ashtu qëndroi pak muaj në detyrë. Drejtoresha e re Lela Bërdica, deri më tani mbante postin e drejtoreshës së qendrës së shërbimeve ADIDA në Shkodër.

Korrespondenti i MCN raporton se largimi i Hakës vjen për shkak të problemeve që ka Hipoteka e Shkodrës dhe shqetësimeve që paraqesin qytetarët për pronat e tyre çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy