
Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara.
Dekreti për rezervat materiale të shtetit është një tjetër ligj që u rrëzua, po ashtu edhe ai për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, për vetëqeverisjen vendore dhe planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Të gjitha ligjet e kthyera për shqyrtim u rrëzuan më parë në komisionet parlamentare, ndërsa sot vulosen në seancën plenare.
Dekretet e rrëzuara:
Për ligjin për rezervat materiale të shtetit- 19 vota pro, 78 kundër dhe abstenim dhe 3 kundër
Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare-23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim
Për ligjin e për vetëqeverisjen vendore-22 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim
Për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit-23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim
Për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat-22 vota pro, 76 kundër dhe 4 abstenim
Për koncesionin e rrugës ‘Orikum– Dukat’-22 vota pro, 74 kundër dhe 4 abstenim
Për koncesionin e rrugës ‘Milot – Balldren’-23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim
Projektligje dhe ratifikime
Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë
Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar
Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë
Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave.
Kundër dekreteve kanë votuar deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita e re ka votuar pro Metës.
Kuvendi sot/ PS pritet të rrëzojë tetë dekretet e Presidentit
Shumica parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë pritet që t'i rrëzojë Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare tetë dekrete, shtatë që riktheu për shqyrtim dhe një për emërimin e Petraq Milos në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum - Llogara, Porti i jahteve - By-Pass Orikum - Dukat
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit
Në seancën e radhës pritet që të rrëzohen dekretet e tjera, mes të cilave është ai për Akademinë e Shkencave që u rrëzua dje në Komisionin Parlamentar të Edukimit.



