
Fondacioni Wikimedia ka paraqitur një peticion për bllokimin e enciklopedisë së saj online, konsideruar si dhunim të së drejtës për lirinë e të shprehurit.
Wikipedia është bllokuar në Turqi që në prill të vitit 2017. Në atë kohë, zyrtarët thanë se ishte "një masë administrative", por nuk dhanë asnjë arsye për bllokimin.
"Ne po e ndërmarrim këtë veprim si pjesë të angazhimit tonë të vazhdueshmëm për dijen dhe lirinë e të shprehurit si të drejta themelore për çdo person. Po e bëjmë këtë, vetëm pas përpjekjeve të shumta e të vazhdueshme për të hequr bllokimin përmes veprimeve të ligjshme në gjykatat turke, bisedat në mirëbesim me autoritetet turke dhe fushatat për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e këtij bllokimi në Turqi dhe gjithë botën", deklaron Fondacioni Wikimedia, organizata jofitimiprurëse që drejton Wikipedia-n.
Media turke tha se autoritetet i kishin kërkuar Wikipedia-s të hiqte përmbajtje të shkrimtarëve që “mbështetnin terrorin”.
Ankaraja është ankuar mbi dy artikuj të Wikipedias: mbi luftën në Siri dhe mbi terrorizmin e sponsorizuar nga shteti.
Ne takimet me autoritetet turke shefi i Wikipedia-s ka thënë se artikujt vetëm mund të redaktohen, pasi heqja e tyre bie ndesh me vlerat e demokracisë së dijes.
Pavarësisht bllokimit, këta dy vjet në Wikipedia janë publikuar në turqisht më shumë se 300 000 artikuj.



