Prej disa orësh protestuesit e opozitës janë pozicionuar në çadrën gjigande që është ndërtuar në mes të bulevardit kryesor në Tiranë, pikërisht përballë godinës ku kryeministri Edi Rama drejton ekzekutivin.
Por mesa duket tashmë uria bën të vetën. Drejtuesit e protestës kanë nisur të shpërndajnë pica për ata që kanë vendosur të mos lëvizin nga stolat e çadrës.
Ndërkohë që i pranishëm që nga mëngjesi i sotëm ka qenë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten, Aurelën.
Siç duket edhe në këto foto protestuesit kanë nisur që të ushqehen mirë me pica. "Gazeta Express" ka ndjekur nga afër situatën e krijuar në protestën e opozitës, ku mesa duket ata janë të vendosur që të qëndrojnë për disa ditë.



