Një sulm me bombë në një autobus që transportonte punëtorë që po ndërtonin një postë ushtarake në Pakistanin veriperëndimor, në kufirin me Afganistanin la të paktën njëmbëdhjetë të vdekur.
Lajmin e bënë me dije këtë të diel autoritetet lokale.
“Punëtorët, të cilët po ndërtonin një postë të re për ushtrinë pakistaneze, u vranë të shtunën në mbrëmje nga një bombë të vendosur në automjetin e tyre”, tha në një deklaratë Rehman Gul Khattak, një zyrtar i lartë në Vaziristanin e Veriut.
Amir Muhammad Khan, një zyrtar i lartë i policisë në rajon, konfirmoi për AFP shpërthimin e bombës dhe numrin e viktimave.
“Është zemërthyese të mësosh për sulmin terrorist në Vaziristanin e Veriut, i cili mori jetën e njëmbëdhjetë punëtorëve të pafajshëm. Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt të pakuptimtë të dhunës dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e prekura", tha kryeministri i përkohshëm Anëaar-ul-Haq Kakar në X.



