Ministria e Transportit: Ja gjendja e rrugëve në të gjitha qarqet e vendit

Ministria e Transportit: Ja gjendja e rrugëve në të gjitha qarqet e vendit

Ministria e Transportit jap informacion lidhur me gjendjen e rrugëve pas situatës së krijuar nga dëbora dhe akulli ditët e fundit.

Në Rajonin Verior Shkodër:  Në akset e këtij Rajoni vazhdon puna nga ana e firmave kontraktore për pastrimin e akseve nga bora dhe kriposjen e tyre me kripë, për shkak të ngricave dhe erërave të forta që janë prezente sidomos në Tropojë dhe në Dibër. 

Akset e Tropojës qarkullohen pa zinxhirë. Edhe aksi Milot - Tuneli Thirrë - Kalimash - Dogana Morinë, qarkullohet pa zhinxhirë. Akset e Kukësit dhe Dibrës, si dhe pjesa fundore e segmentit Dedaj - Razëm, qarkullohen me zinxhirë.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Akset e këtij Rajoni janëpastruar dhe vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prezencë ngricash. Me zhinxhirë qarkullohet në segmentin QAfë Priskë - Qafë Mollë. 

Në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës, pasi nga temperaturat shumë të ulëta, ka prani të ngricave në rrugë. Në këtë Qark, kalohen me zinxhirë akset Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë, si dhe në Qafën e Qarrit.

​Në akset e tjera të këtij rajoni është bërë hedhja e kripës në zonat ku ka prani ngricash dhe qarkullimi është normal.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në zonat ku ka ngrica, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy