Dhuna në Ekuador, shtatë burgje ende jashtë kontrollit

Dhuna në Ekuador, shtatë burgje ende jashtë kontrollit

Situata në shtatë burgje në Ekuador mbetet ende jashtë kontrollit, ndërsa qeveria e Presidentit të ri, Daniel Noboa, vazhdon me ndihmën e ushtrisë përpjekjet për të rivendosur rendin publik pas dhunës së nisur të martën në Guayaquil nga grupe kriminale të lidhura me trafikut të drogës.

Të premten mbrëma, Policia e Guayaquil raportoi arratisjen e 5 të burgosurve të tjerë nga burgu El Litoral, i njëjti prej nga u arratis të hënën bosi i drogës Adolfo Macias, alias “Fito”.

Ndërkohë, hesapet mes bandave vijojnë brenda burgjeve dhe në orët e fundit autoritetet kanë nxjerrë kufomat e dy të burgosurve të hedhur jashtë gardheve të burgut të El Canar dhe Azuay.

Mbeten ende 170 pengje (155 agjentë dhe 15 civilë) në duart e të burgosurve rebelë në të gjithë vendin dhe negociatat e vështira për lirimin e tyre po kryhen gjithashtu me ndihmën e autoriteteve të Kishës Katolike.

Pas ditës tragjike të së martës, në të cilën të paktën 14 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në bastisjet e bandave të armatosura të drogës, Presidenti Noboa shpalli gjendjen e “konfliktit të brendshëm të armatosur”, duke autorizuar përdorimin e forcave të armatosura në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë së premtes, Forcat e Armatosura njoftuan se kishin çmontuar një pistë klandestine të përdorur nga narcos në qytetin Santa Elena dhe se kishin kapur 5 anëtarë të bandës “Los Lagartos” në Guayaquil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy