Berisha: Luksi i shfrenuar në Dubai, është fillimi i fundit të elitës së sektit të rilindjes

Berisha: Luksi i shfrenuar në Dubai, është fillimi i fundit të elitës së sektit të rilindjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe këtë vit të ri me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky vit i ri në luks të shfrenuar në Dubai është fillimi i fundit të shpejtë të elitës së sektit të rilindjes.

Ai tregon arsyet pse e braktisën këtë vit te Ri zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë Montekarlon për Dubain.

Dëshmitarë të besueshëm që vizituan këtë fundvit Montekarlon, konfirmuan se ky qytet këtë vit u braktis jo vetëm nga multimiliardierët rus, por habitshëm edhe nga ministrat dhe zyrtarët e lartë shqiptarë që ia thonë me pasion çmendurisht bixhozit, madje jo vetëm famozët e tipit Ahmeti, Klosi, Shalsi dhe zonjat ministre të llojit Erisa… . Kjo braktisje e Montekarlos, kryeqytetit të bixhozit dhe luksit evropian nga ministrat, zyrtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste sipas specialistëve të turizmit lidhet para se gjithash me rënien dramatike të kësaj epiqendre të luksit, ahengut, bixhozit dhe teprisë së kontinentit tonë pas vendosjes së sanksioneve ndaj multimiliardierëve rusë nga BE dhe SHBA, pas sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, çka shënoi një rënie të madhe dhe të gjithanshme të jetës dhe veprimtarisë së Mantekarlos dhe gjallerimin e pa parë të Dubait nga klientët e rinj. Sipas menaxherëve të hoteleve, rusët janë shkaku kryesorë, por këtë vit aty mungojnë edhe bjellorusët, serbët dhe shqiptarët.

Më tej ai shton se përveç këtyre një shkak tjetër kryesor i braktisjes së Montekarlos nga narko qeveritarët e Ramës qëndron në faktin se në këtë qytet shtet nuk pranohen pagesa me para në kesh kurse në Dubai udhëton lirshëm me thasë e baule plot me euro ose me kuletën dixhitale plot me bitcoin dhe paguan çdo gjë pa asnjë lloj kërkese për origjinën e parave kesh.

Xhelozia ndaj Msr Hedonizmit siç thërrasin Ballukun për biftekun e saj 1000 euro në pjatë në restorantin e Nusret Bei Kripës është bërë nxitje dhe trend për elitën e degraduar të rilindjes e cila preferon tashmë për inat të saj vetëm restorantin e Nusret Bej Kripës në Dubai dhe jo gjetiu për të shijuar si Belinda biftekun 1000 dollar. Sidomos zonjat ministre dhe të tjera janë të sëmura nga nepsi i biftekut të Bellës! Dhe vetëm për këtë arsye ato e kanë një udhëtim në Dubai dhe një drekë në restorantin e Nusret Bej Kripës një voyage en rêve (udhëtim në ëndërr) dhe një drekë si në qiellin e 7-të. Por ky vit i ri në luks të shfrenuar në Dubai është dhe fillimi i fundit të shpejtë të elitës së degjeneruar dhe të pa shpirt të sektit të rilindjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy