Një ditë pas gjetjes së kafkës së dekompozuar në pyjet e Karbunarës, nga një bari i zonës, banorët kanë gjetur edhe pjesë të trupit. Mësohet se janë gjetur edhe pjesë të gjymtyrëve të poshtme.
Koka e dekompozuar, e cila u gjet dje, është e dëmtuar, çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje.
Sipas policisë së Vlorës, kafka që dyshohet se prej rreth 3 muajsh ndodhej e hedhur në pyll, mund të jetë shkëputur nga trupi nga goditjet me mjet të madh prerës, ndërsa nuk përjashtohet vrasja fillimisht me armë zjarri.
Policia e Vlorës saktëson se kafka është nisur në Tiranë, për t’iu nënshtruar analizës së AND-së nga mjekësia ligjore. Pritet që kjo analizë të hedhë dritë mbi identitetin e viktimës.



