AKSHI/ Demiri: Sistemet s’janë ndërtuar siç duhet. “Blackout”-i rast unik në botë

AKSHI/ Demiri: Sistemet s’janë ndërtuar siç duhet. “Blackout”-i rast unik në botë

Eksperti i teknologjisë Erion Demiri e cilëson atë që ndodhi me AKSHI-n në korrik të vitit 2022, kur u regjistrua “blackout”-i i sistemeve shtetërore, si një rast unik në botë. Sipas tij, zhvillimet e mëvonshme dhe materialet e dosjes së SPAK-ut tregojnë qartë se sistemet nuk janë ndërtuar siç duhet dhe se pas tyre fshihet një korrupsion i madh.

 

“Është për t’u thënë që ajo që ndodhi me AKSHI-n, në korrik 2022, kur patëm blackout të sistemeve, të gjithë gjërat që kanë ndodhur më pas, përbëjnë një rast unik në botë. Në momentin që shikon një dosje të tillë nga SPAK-u bën një lidhje duke kuptuar që sistemet s’janë ndërtuar siç duhet, dhe që ka patur një korrupsion i madh. Soft and Solution u krijua relativisht e re, por kjo gjë s’është e pandodhur më parë në teknologji. 

 

Por që ne shikojmë, nga çfarë kuptohet nga kjo dosje, bëj një lidhje nga ana e teknologjisë, që ne për vite me radhë po shikonim që ndodhnin gjëra të çuditshme, që s’kanë ndodhur ndonjëherë në botë, kupton që ndoshta kompanitë që rezultojnë të jenë kryesore në fitimin e tenderave, duke qenë kaq të korruptuar, puna s’është bërë siç duhet dhe rezulton me këto ‘fail’-era që ne kemi. Të gjithë sistemet kanë të dhëna të ndjeshme ndaj të prekurit. Edhe sikur thjesht t’i kopjojë ato humbasin legjitimitetin e tyre. Dëmi i shkaktuar  s’është vetëm monetar dhe sjell problematika të mëdha. 

 

Procedurat nëse janë duke u ekzekutuar, duhet të merret një vendim për t’i ndaluar, nëse s’merret vendim vazhdojnë. Sepse është vetëm gjykata që ka në dorë të bëjë ndërprerje, ngadalësime, kontrolle. Mendoj që të tilla veprime s’bëhen thjesht nga persona që janë pjesë e një komisioni vlerësimi, por nga maja e piramidës dhe u kalon në formën e sugjerimeve personave poshtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy