
Eksperti i energjisë Lorenc Gordani deklaroi në studion e emisionit “MCN Econony” se reshjet e rëna gjatë javëve të fundit nuk kanë pasur ndonjë ndikim të madh pasi kanë qenë të lokalizuara në vende të ndryshme dhe jo tek kaskada e Drinit. Duke vijuar shpjegimin e tij, Gordani tha se prurjet kanë qenë në rënie dhe situata nuk është përmirësuar.
Në një farë mënyrë mund të thuhet që gjatë kësaj periudhe kemi pasur reshje, por kanë qenë të përqendruara diku tjetër. Rezerva energjetike është në nivele jo të favorshme, unë jam koshient për alarmin në vazhdimësi. Kemi dhënien e alarmit kudo, rezervat tona në nivelet më të pafavorshme. Prurjet kanë qenë në rënie. Nuk është situatë e përmirësuar.
Më tej, Gordani tha se planI i qeverisë për kursimin e energjisë elektrike në institucione tregon që jemi në rrugën e duhur, por që nuk do të sjellë ndonjë impakt të madh.
Kam marrë si feedback që synohet ulja e konsumit me 15% në totalin e saj. Institucionet kanë një 5% të konsumit final, në finale synohet ulja e 1% të totalit. Nuk sjell ndonjë ndryshim ulja me 1%. Ne duhet të mësohemi, por duhet të jemi efiçent. Kemi filluar të shkojmë në rrugën e duhur, por s’do të kemi impakt.
Kush do vijë nga kompanitë publike, për të shkuar në shkolla për të shpjeguar si duhet ndryshuar qasje, qëllimi është i mirë por zgjidhja s’është e mjaftueshme. Kemi në diskutim ligjin për energjinë e rinovueshme, jemi të gatshëm për të dhënë një koment në Facebook, por nuk ndjekim asgjë në praktikë, roli i qeverisë të jetë sa më i qartë, orientues e ndihmues. Roli duhet të jetë me programe dhe jo me projekte. Kur përdorim konceptin program themi që duhet të jetë diçka e vazhdueshme. Agjencia e Eficensës së Energjisë nuk e di sa po dëgjohet në këto moment. Këto agjenci nuk e di sa po dëgjohen, u la pa financim në 2017, nga mesi i 2018 filloi një operime me 6-7 persona.
Gordani tha gjithashtu se Shqipëria ka humbur shumë duke mos i shitur mallrat në bursë. Duke vijuar logjikën e tij, Gordani theksoi se në momentin që do bëhemi pjesë e bursës do të kemi një përmirësime në sistem siç mund të jetë një ndarje e re e fashave.
A kemi ndonjë kompani të regjistruar në bursat e energjisë, bursa është premtuar në 23 nëntor, si mund të ndodhë kur ne s’jemi regjistruar në asnjë bursë. Pse nuk diskutojmë sa kemi humbur duke mos e shitur mallin tonë në bursa?
Në bursë do ta jepet mundësi të bëjmë një përmirësim tjetër, një ndarje të re të fashave. Si mund t’i konsiderojmë të gjithë konsumatorë familjarë.
Kemi dështim të menaxhimit të sektorit të energjisë, po mundohemi të menaxhojmë krizën. Në përgjithësi ka të bëjë dhe me qasjen tonë, energjia mund të prodhohet kudo. Çdo sipërmarrës mund të prodhojë 30 % të energjisë pa u lidhur me rrjetin.



