"Garë e paracaktuar", Lala: Janë marrë zyrtarë të pandehur për aeroportin e Vlorës

"Garë e paracaktuar", Lala: Janë marrë zyrtarë të pandehur për aeroportin e Vlorës

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK lidhur me tenderin e Aeroporitt të Vlorës, ku ka të pandehur, por Lala se hetimet janë mbajtur sekret dhe po vijojnë. 

 

"Në lidhje me aeroportin e Vlorës, u ka komunikuar akuzat disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkelje të barazisë në tendera. 

 

Bëhet fjalë për parashkrim të veprës penale dhe ka afate, me qëllim që të mos parashkruhet prokurorët kanë nxituar të komunikojnë këtë akuzë.

 

Rezultojnë se kompanitë që kanë fituar, janë të paracaktuara.

Duhet të kemi parasysh që hetimi është mbajtur në sekret të plotë dhe nuk kanë rrjedhur emrat e personave që u janë komunikuar akuzat. 

 

Nga informacionet e fundit, rezulton se kompanitë nuk kanë plotësuar kriteret, por kanë qenë zyrtarë që kanë përshtatur kriteret për kompanitë me qëllim që të fitonin koncesionin, në lidhje me ndërtimin e aeroportit.

 

Prokuroria po heton edhe për vepra të tjera, korrupsion, pastirm parash, shpërdorim detyre.

 

Janë 3 persona që u janë komunikuar akuza. Zyrtarët që janë regjistruar, nuk janë thirrur sepse kanë dyshime për përfshirje në vepra më të rënda penale. 

 

Rezulton se kompanitë që kanë fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit kanë qenë të paracaktuara. Pak a shumë si rasti i Tunelit të Llogarasë. 

 

Mabco, 2A group u futën në garë por duhet të kishin një kompani të huaj. Kjo kompani YDA group ka ardhur, është krijuar TIA International Vlora, dhe menjëherë kompania turke është tërhequr dhe i ka shitur aksionet Pacollin. 

 

Edhe tërheqja ka dyshime se ka qenë ndër truket e përdorura për të fituar këtë garë.

 

Skandali qëndron në faktin që në aeroport, që është vepër strategjike, rezulton të paktën nga hetimet, që është garë e paracaktuar", deklaroi Lala.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy