
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi shkarkimin e Erion Veliajt si goditjen finale politike që i jep fund një kapitulli të gjatë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Sipas Xamës, mënyra se si Veliaj e ka ushtruar pushtetin përfaqëson një nga modelet më problematike të qeverisjes, duke e cilësuar atë si një “model bastard”.
Ishte një model bastard në mënyrën e qeverisjes kur më përpara nëse kishim dëgjuar për 10, 20 për qind këtu ishte 100 për qind.
Po të shohim rrugëtimin politik të Erion Veliajt, është një model se si erdhën disa të rinj që kishin kauzën e demokracisë, mirëqenies sociale dhe shtetit të të drejtës.
Pushteti që iu dha nga dikush tjetër nga PS dhe Rama, këta ia morën duke e shkarkuan.



