Kushi: Njohja e historisë na ndihmon të mos bëjmë gabimet e së shkuarës

Kushi: Njohja e historisë na ndihmon të mos bëjmë gabimet e së shkuarës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në Konferencën e Observatorit për Mësimin e Historisë në Evropë, në Këshillin e Europës.

Gjatë fjalës së saj Kushi theksoi se reformat e ndërmarra në sistemin arsimor shqiptar i kanë dhënë historisë vendin dhe vlerën e duhur në kurikulat shkollore.

Ministrja tha se njohja e historisë dhe analiza e përvojave të kaluara i ndihmon nxënësit të dinë të përballen më mirë me problemet aktuale.

Nëpërmjet historisë ata zhvillojnë ndjenjën e humanizmit, dallojnë ndryshimin midis hipotezave dhe fakteve, respektojnë autenticitetin e burimeve historike, si dhe parandalojnë përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.

Veçanërisht përballë sfidave të reja që ka bota sot, mësimi i historisë i bën nxënësit të aftë që nesër të marrin vendimet e duhura dhe t’u përgjigjen zhvillimeve globale, duke kontribuar më shumë edhe në mbështetjen dhe forcimin e demokracisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy