Gjykata Speciale /Thaçi: Nuk mund të shfuqizohet (VIDEO)

Gjykata Speciale /Thaçi: Nuk mund të shfuqizohet (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është rikthyer edhe njëherë çështjes më të nxeht në vend, asaj të Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo Gjykatë nuk mund të shfuqizohet.

“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrimi i shtetit dhe jo opinioni”, ka thënë Thaçi

Gjatë një konference për mediat, kreu i shtetit deklaroi se Gjykata Speciale është padrejtësi historike ndaj Kosovës, pasi Kosova ka zhvilluar luftë mbrojtëse dhe ka kaluar në procese hetimore të UNMIK-ut, Hagës, EULEX-it etj.

Sipas tij, një raport i fabrikuar e i rrjedhshëm është më i rëndësishëm se gjithë ato masakra që janë kryer ndaj qytetarëve të Kosovës. Presidenti tha se në kohën kur është themeluar Gjykata Speciale ose është dashur të themelohet përmes OKB-së ose ta themelonin sipas legjislacionit vendor, në koordinim me mbështetësit e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se kanë vendosur ta themelojmë gjykatën pasi sipas tij nuk ka arsye që Kosova të frikësohet dhe është diçka që duhet ta gëlltisim për hir të partneritet me SHBA-të dhe BE. 

Presidenti Thaçi theksoi se në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka pasur parasysh arritjen e marrëveshjeve me bashkësinë ndërkombëtare, duke e vlerësuar opinionin publik, interesin e shtetit dhe ruajtjen e partneritetit me miqtë ndërkombëtar.

“S’ka qenë e lehtë për 20 vite koordinimi dhe harmonizimi i opinioni publik, interesave të vendit dhe asaj ndërkombëtare”, tha Thaçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy