Gegnishtja në muzikën e të rinjve (VIDEO)

Gegnishtja në muzikën e të rinjve (VIDEO)

Vitet e fundit, gegërishtja po përdoret në shkallë të gjerë në tekstet e muzikës moderne. Një tendencë kjo që i kalon kufijtë gjeografikë që ndajnë dy dialektet. A është kjo thjesht një prirje e momentit?

Disa e shohin si shtrirje e një kulture që natyrshëm ishte krijuar në Kosovë dhe që në Shqipëri erdhi si model i gatshëm.  Si varianti me numrin më të madh të folësve, është e natyrshme që gegërishtja të shtrijë ndikimin e vet.

Për më tepër, ajo që synohet të bëhet tendencë detyrimisht duhet të shkojë pas audiencës më të gjerë. Kombinimi i saj me muzikën moderne ka “ngjitur”, sidomos te brezi i ri.

Pse ky shartim i suksesshëm ka ndodhur në muzikë?

Çfarë e bën gegërishten lehtësisht të përputhshme me këtë lloj muzike?

Për muzikantët, gegërishtja mishëron më mirë ekonominë gjuhësore dhe krijon më shumë mundësi për rimat. Tendenca për të kënduar gegërisht është përqafuar edhe nga këngëtarë që vetë janë folës të toskërishtes.

Kristiana është këngëtare e re nga Vlora. Ajo e gjen veten mirë te varianti tjetër gjuhësor. 

Çfarë sjell kjo “martesë” e suksesshme mes dialektit geg dhe muzikës?

E para ndërveprimin mes dialekteve edhe në zona ku kjo nuk ndodh natyrshëm.

Nëse standardi ka kanalet e veta nëpërmjet të cilave lëviz prej dekadash, pa e kthyer në synim, gegërishtja ka gjetur një shteg të ri për të arritur kudo.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy