Gara për Tiranën/ Teliti: S’ka kohë për figurë nga shoqëria civile. Duhet kandidaturë politike

Gara për Tiranën/ Teliti: S’ka kohë për figurë nga shoqëria civile. Duhet kandidaturë politike

Anëtar i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti u shpreh pro një kandidature politike për të garuar nga radhët e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

 

Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv Teliti tha s’e nuk ka kohë për një figurë nga shoqëria civile, pasi ai s’do të përthithej shpejt nga strukturat. 

 

Sipas Telitit një kandidaturë nga shoqëria civile mund të jetë më e mundshme në zgjedhjet e 2027-ës. Teliti konfirmoi edhe njëherë se nëse do t’i besohet atij kandidimi, do ta pranojë këtë detyrë. 

 

Opozita e di që po të jetë e bashkuar rriten shanset e suksesit. Për emra konkret s’mund të flas. Është grupi negociator, Noka, Këlliçi, Alimehmeti, që do merren me negociatat me forcat e tjera opozitare. Kandidatë potencialë janë drejtues, ish-drejtues, prefekt, ish-prefektë, drejtues politikë. Çdokush që është apo ka qenë në poste drejtuese, kush është aktiv, duhet të jetë i gatshëm. Nëse do më propozonin do e pranoja me kënaqësi, do ishte privilegj kandidimi në Tiranë. Po të kishe 3-4 muaj kohë mund të merrje figura nga shoqëria civile. Kur ke pak javë, mendoj që figura duhet të jetë politike. Strukturat duhet ta njohin kandidatin. Kur s’ke kohë për përthithjen, që të ketë sinergji mes kandidatit dhe strukturave. Kur ke pak kohë të duhet një kandidat që njihet nga strukturat. Në 2027-ën mund të flasësh për importim nga shoqëria civile. Por kur flasim për një periudhë 3-4 javore. Flitet për një miniprogram një vit e gjysmë. Për mendimin tim duhet një figurë politike, pasi s’ke kohë të importosh një figurë teknike nga shoqëria civile. Probabiliteti më i lartë është që kandidatura të vijë nga PD, si partia më e madhe, por nuk përjashtohet një kandidaturë politike nga partitë e tjera”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy