Vrasja e Egli Progës, burg për tre personat e akuzuar për moskallëzim krimi

Vrasja e Egli Progës, burg për tre personat e akuzuar për moskallëzim krimi

Ndryshon masa e sigurisë për tre persona të akuzuar për moskallëzim krimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, si pasojë e dhunimit nga Denis Meçe.

Tre të pandehurit nga detyrim paraqitje janë dërguar në burg, ku do të qëndrojnë në vijim të hetimeve.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e Voltan Shkulaku, 40 vjeç, Arjan Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbi jetën Egli Proga, 42 vjeç. Tre të arrestuarit akuzohen se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy