A është Kushtetues parlamenti me më pak se 140 deputetë? (VIDEO)

A është Kushtetues parlamenti me më pak se 140 deputetë? (VIDEO)

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese duket se do të krijojë një tjetër debat në Shqipëri. Opozita pretendon se tashmë jemi futur në një krizë Kushtetuese-institucionale pasi në parlament nuk ka 140 deputet. Ndërkohë pala tjetër pretendon se neni 64 i kushtetutës e ka kryer punën e tij ndërkohë funksionimin e parlamentit në këto kushte e legjitimon neni 78 i kushtetutës.

Deklarata e një dite më parë e kreut të shtetit se parlamenti është futur në një krizë, politike, dhe kushtetuese-institucionale ka ndezur një debat të ri në arenën politike.

Tema Tv kontaktoi me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment bardhi dhe ky i fundit u shpreh se neni 64 i kushtetutës parashikon se kuvendi i shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë. Ndërkohë me djegien e mandateve të opozitës tashmë kuvendi në asnjë mënyrë nuk mund ti plotësojë 140 mandate. Në këto kushte ai shprehet se kemi të bëjmë me një krizë kushtetuese-institucionale.

Por të njëjtin qëndrim nuk ndajnë deputetët e mazhorancës. Një burim i cili preferoi të mos përmendej i tha televizionit tema se neni 64 i kushtetutës e ka kryer punën e tij në momentin kur 140 deputetët u betuan në shtator të 2017-ës. Tani sipas burimeve nga mazhoranca ka vlerë neni 78 i kushtetutës së republikës së Shqipërisë i cili shprehet se Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy