Armatosja e Serbisë nga Rusia/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Kërcënim për rajonin

Armatosja e Serbisë nga Rusia/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Kërcënim për rajonin

Armatosjen e Serbisë nga shteti rus përmes marrëveshjes Vuçiç-Putin, Qeveria e Kosovës e ka parë si kërcënim serioz per paqen dhe stabilitetin rajonal.

Përmes një komunikate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar se kjo armatosje e Serbisë është kërcënim për të gjithë rajonin, duke u bazuar në të kaluarën e saj kriminale dhe politikën prej një agresori në Ballkanin Perëndimor.

“Ky armatim i radhës i Serbisë, vjen menjëherë pasi që Rusia njoftoi hapjen e një zyre të saj në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, në përpjekje për t’i thelluar lidhjet ushtarake dhe koordinim të plotë ushtarako-teknik në mes të dy vendeve. Edhe pse deklarativisht Serbia mëton se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ajo në vazhdimësi është duke luajtur një rol krejtësisht të kundërt, duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, madje është raportuar për pjesëmarrjen e forcave të rregullta ushtarake serbe (përfshirë snajperistë) në Bjellorusi”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Tutje, Ministria ka deklaruar se prania e NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i shteteve të rajonit në këtë organizatë, anëtarësim i kontribuon paqes, e ka penguar Serbinë dhe Rusinë.

“Përderisa Serbia duket se është përcaktuar që të bëhet një hambar ushtarak rus, Kosova dhe vendet tjera të rajonit tonë janë përcaktuar për vlerat e vendeve të civilizuara dhe demokratike. Anëtarësimet euro-atlantike të të gjitha shteteve tona, janë përgjigjja më e mirë ndaj tendencave të këtyre vendeve që po përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë dhe ta kërcënojnë në vazhdimësi paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në reagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy