
Sistemi shëndetësor në Indi ka hyrë në kolaps për shkak të mbingarkesës dhe së fundmi raportohet se shumë vetë po humbasin jetën për shkak të mungesës së oksigjenit. Kjo në një kohë kur për tre ditë radhazi është kaluar shifra e 1 milionë rasteve të reja me koronavirus.
Në Spitalin e Artë Jaipur në Delhi, 20 njerëz vdiqën brenda natës për shkak të mungesës së oksigjenit. Qeveria thotë se po vendos trena dhe helikopter për të transportuar furnizime në zonat e goditura rëndë.
Këtë të shtunë në Indi humbën jetën 2.624 persona, një tjetër rekord në këtë drejtim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se situata në Indi është ‘shkatërruese’.
Në fillim të këtij viti, qeveria indiane besoi se kishte mundur virusin. Rastet e reja ranë në 11,000 nga mesi i shkurtit, ndërsa në mars erdhën vaksinat. Me këtë rast India tha se ‘ishte në lojën e fundit’ me pandeminë.



