Kreu i prokurorisë së posaçme Anti korrupsion, Altin Dumani, pohoi sot përplasjen mes tij dhe prokurorit Edvin Kondili për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar për koncensionin e sterilizimit. Ai gjithashtu tha se SPAK po heton kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa bëri të ditur se shumë efektive policie janë të përfshirë ne dosje krimi.



