Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat bregdetare e të ulëta ndërsa fuqizohen vranësirat në të gjithë zonat malore duke rrezikuar nga shira afatshkurtër. Gjatë natës, ultësira perëndimore mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare por me vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore ku priten dhe shira të dobët, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 3-4 gradë Celcius, më e ndjeshme në orët e mëngjesit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa dobësohet gradualisht gjatë pasdites deri në shpejtësinë 42 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy