Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Memaliaj, gjendet një makinë e djegur

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Memaliaj, gjendet një makinë e djegur

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një banesë në Memaliaj gjatë natës së lënë pas.

 

Rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

 

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy