Mogherini: Anëtarësimi i Ballkanit në BE, në mënyrë kolektive

Mogherini: Anëtarësimi i Ballkanit në BE, në mënyrë kolektive

Shefja për Politika të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, thotë se Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në mënyrë kolektive, meqë edhe gjeografikisht është pjesë e tij.

Në një status në blogun e saj personal, ajo është shprehur se kishte punuar një javë në Bruksel rreth krizës në Lindjen e Mesme dhe sidomos situatës në Siri dhe Ballkanin Perëndimor, raporton abcnews.al.

Më tej Mogherini shton se është koha për të mbyllur plagët e të kaluarës dhe të ndërmerren hapa para për të garantuar qëndrueshmërinë në rajon dhe në të gjithë Europën. Mogherini shprehet se ka biseduar në Sofie me të gjashtë partnerët në Ballkan dhe është rënë dakord që në muajt e ardhshëm do të jetë një dritare e vetme mundësish për t’u dhënë fund përçarjeve të Europës dhe për të bashkuar kontinentin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy