
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se planifikon të shtojë vende të tjera në listën e atyre që u ndalohet hyrja në SHBA. Dy vjet më parë, Trump vendosi t’u ndalojë hyrjen në SHBA shtetasve të 7 vendeve të ndryshme, kryesisht vende myslimane.
Libia, Irani, Somalia, Siria, Jemeni, Koreja e Veriut dhe Venezuela janë prekur nga ky vendim i Trump-it. Por mediat amerikane shkruajnë se kësaj liste mund t’i shtohen vendetë tjera nga Europa, afrika dhe Azia.
“E shihni edhe vetë se çfarë po ndodh në botë, vendi ynë duhet të jetë i sigurt”, u tha Trump gazetarëve në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.
Nuk ka ende se cilat vende mund të preken nga një vendim i dytë i presidentit amerikan, por ky i fundit ka thënë se informacioni zyrtar lidhur me këtë do të bëhet publik së shpejti.
Lista e zgjeruar, e raportuar për herë të parë nga Politico, mund të përfshijë Bjellorusinë, Mianmarin (e njohur edhe si Burma), Eritrenë, Kirgistanin, Nigerinë, Sudanin dhe Tanzaninë. Versione të ndryshme të kësaj liste janë marrë në konsideratë nga administrata amerikane për javë të tëra, shkruajnë mediat në SHBA.



