Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Jeff Sessions, është shkarkuar nga presidenti Donald Trump.

Ishte vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë i cili njoftoi me anë të një mesazhi në Twitter se Sessions do të zëvendësohet përkohësisht nga shefi i stafit të tij, Matthew Whitaker.

"Falënderojë prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj atij më të mirën!", tha Trump. "Një zëvendësim i përhershëm do të emërohet në një datë të mëvonshme".

Por sipas New York Times, Jeff Sessions ka dorëzuar dorëheqjen e tij me kërkesën e presidentit Trump.

Presidenti ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Sessions, një ish-senator republikan dhe mbështetës i hershëm i kandidaturës së Trump për president të SHBA, shkruan BBC.

Sessions e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikëqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se, nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

Në një letër dorëheqje, Sessions e bëri të qartë se vendimi nuk ishte i tiji.

"I nderuar zoti President, me kërkesën tuaj unë po dorëzoj dorëheqjen time", shkroi ai.

"Më e rëndësishmja, gjatë kohës sime si prokurori i përgjithshëm, ne kemi rivendosur dhe mbështetur sundimin e ligjit", shtoi Sessions, duke falënderuar presidentin republikan.

Largimi i kryeprokurorit ka ardhur vetëm një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve – por suksesi i republikanëve në mbajtjen e kontrollit në Senat dhe shumica e ngushtë e tyre mund t’ia bëjnë më të lehtë Trumpit zgjedhjen e një pasardhësi të Sessionsit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy