Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të kthehet nga SHBA në Shqipëri më 17 janar.
MCN TV ka siguruar një foto të biletës vajtje-ardhje të kryebashkiakut, ku kthimi në Aeroportin e Rinasit është më 17 janar 2025, ora 18:00.

Analisti Genc Burimi tha përmes një lidhje Skype me studion e MCN Live tha se kjo është një shfaqje konkrete që vërteton që drejtësia është e kapur
Është revoltuese. Unë jam ai që them kjo drejtësi është e kapur. Nuk më tjetër shfaqje konkrete të një drejtësie të kapur. Si u la pa iu marrë pasaporta? Pse nuk u kërkuar kjo gjë për Veliajn. E quaj këtë drejtësi, bashkëfajtore, bashkëpunuese.
Fajin nuk e ka Veliaj, fajin e ka drejtësia. Mos kërkoni nga hajduti të moralizohet.
Jemi në një situatë që vjen pikërisht nga drejtësia e kapur, një drejtësi që nuk është totalisht ajo drejtësi që ne prinim të ishte dhe siç na u shit. Prandaj sot kërkoj nga PD-ja jo vetëm një program ekonomik, por edhe një kundra reformë, sepse kjo drejtësi sot që sot iu përkul këtij pushteti çfarë më garanton mua dhe juve që kjo drejtësi nesër nuk do i përkulet dhe pushteti të Berishës.



