Dhuli: Në jug po grabiten tokat, Rama kërkon të vendosë një tjetër Goro që të evitojë rrëzimin e qeverisë. Kanë përfshirë një komunitet fetar

Dhuli: Në jug po grabiten tokat, Rama kërkon të vendosë një tjetër Goro që të evitojë rrëzimin e qeverisë. Kanë përfshirë një komunitet fetar

Zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se paralajmërimi i Ramës për shkarkimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë është një gjysmë fitoreje pasi kryeministri pas 7.5 muajsh u detyrua të pranojë votën e qytetarëve.

Duke vijuar më tej, Dhuli tha se problemi është i madh pasi edhe pas zgjedhjeve, Goro ka vijuar të marrë vendime arbitrare të jashtëzakonshme.

Shumë i vonuar, në një farë mënyrë është gjysmë fitore e jona se çështja kryesore në Himarë nuk është Beleri. Ishte emergjencë për të gjithë banorët e bashkisë largimi i Jorgo Goros. Kryeministri edhe pse 7.5 muaj me vonesë u detyrua të pranojë votën. Njerëzit në atë bashki kanë thënë që Goro është i papranueshëm në asnjë lloj rrethane.

Ai ishte i diskretituar. Si veprim është i duhuri, shumë i vonuar, por ka hilen mbrapa. Kemi bërë një luftë që Beleri të betohej. Procesi ligjor është një gjë dhe procesi politik është një gjë tjetër. Bashkia është institucion politik sa kohë që del nga vota. I kemi kërkuar drejtësisë të lejojë betimin e Belerit se është fitues, procesi do vazhdojë dhe një i komanduar prej tij do marrë detyrën.

Problemi është më i madh pas zgjedhjeve, duke qenë se Jorgo Goro ka qenë humbës ka marrë vendime arbitrare të jashtëzakonshme .

Në vendimin e  gjykatës ka ndodhur një anomali e jashtëzakonshme. Rama në gjykatë, se besojmë që GJKKO është e kapur,  i ka shkruar Ramës kryeministër që shkarko Goron, por ti ke të drejtë të drejtë të emërosh një tjetër.

Më tej, Dhuli theksoi se Rama kërkon të emërojë një tjetër person, një tjetër Goro që ai të bëjë veprimet që i duhet atij.

Ai kërkon të emërojë vetë përkundër votës tonë. Goron nuk ka nevojë ta shkarkojë Rama e kemi shkarkuar ne me votë. Problemi i Goros është se ka vijuar me aferat korruptive edhe pas humbjes. Rama largon Jorgon dhe thotë do e vendos unë, d.m.th hiq një Jorgo dhe vendos një Jorgo tjetër, ku është diferenca në këtë rast. Po ne për çfarë kemi votuar, atëherë të heqë bashkinë e Himarës nga harta administrative.

Dhuli ripërsëriti se në Dhërmi, Himarë, Palasë po bëhet një grabitje e jashtëzakonshme e pronave duke përfshirë tashmë dhe një komunitet fetar në vend.

Kur kam votuar, Goron e kam larguar me votë. Rama kërkon të emërojë një person të tij duke pretenduar se mund të shihet si ‘mea culpa’ për mërinë që kanë banorët. Banorët e bashkisë Himarë kanë probleme të jashtëzakonshme të shkaktuara nga binomi Rama-Goro. Rama pak ditë më parë i ka dhënë një oligarku në jug 9 157 m2.

Nuk e kemi kompleks të themi që oligarku Lorenc Gjikuria  është përfitues si 9 157 m2 tokë në Dhërmi në mënyrë të paligjshme, këtë tokë ia ka dhuruar Rama. Vetëm oligarkët e Ramës, biznesmenët e Ramës, politikanët e Ramës dalin krejtësisht pronarë toke.

Ka dhe të tjerë, rasti i burrit të ish-ministres Xhaçka. Një person që nuk kishte hyrë në det në Dhërmi doli pronar toke. Doli pronar toke me letra të falsifikuara. Rama nuk vjedh më as me lezet.

Në bashkinë e Himarës, në Dhërmi, në Palasë, në Borsh po bëhet një grabitje ekzemplare, dhjetëra hektarë tokë. Kanë përfshirë një komunitet shumë të rëndësishëm fetar në vend si marionetë dhe një nga oligarkët e Ramës po kërkon të grabisë pronën e të paktën 50 familjeve.

Rama kërkon të mbajë bashkinë me një Goro tjetër, të jetë i komanduar nga ai që të bëjë veprimet që i duhen Ramës. Nëse bashkinë do e drejtonte një person i komanduar nga Fredi Beleri do hapej ‘kutia e Pandorës’,  dhe “kutia e Pandorës” në Himarë, në Dhërmi, në Palasë  rrëzon qeverinë e Edi Ramës për shkak se gjysma e grupit parlamentar të tij, e qeverisë dalin pronarë tokash të grabitura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy