
Ka nisur takimi midis ambasadorit të OSBE-së, Bernd Bochardt dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi vjen një ditë para konferencës së thirrur nga OSBE-ja, në kuadër të reformës zgjedhore.
Të gjitha partitë politike kanë marrë një ftesë nga OSBE-ja për të qenë të pranishëm në këtë mbledhje të organizuar prej saj.
Ndërkohë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga OSBE.
Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrjen opozitës që të bëhet pjesë e tryezës për reformën zgjedhore.
Kujtojmë se reforma zgjedhore është një kushtet kryesore të ndërkombëtarëve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.



