Rrugëtimi i Elio Norra në Këngën Magjike: Kënga “Kush do të dojë?” një shtysë e imja për të vazhduar tutje

Rrugëtimi i Elio Norra në Këngën Magjike: Kënga “Kush do të dojë?” një shtysë e imja për të vazhduar tutje

Elio Norra është një këngëtar i muzikës pop që konkurrimin në festivalin e “Këngës Magjike”, e plotësoi me arritjen në kategorinë Big.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai foli për rrugëtimin në këtë festival dhe planet e së ardhmes, në produksionin muzikor.

Ndjesia të marrë pjesë në Kënga Magjike ka qenë e veçantë për mua, e kam marrë më sportivitet, nuk e kam pasur fare stresin e konkurrimit, bile nuk i kam parë fare votimet.

Unë nuk kam pretenduar asgjë, vetëm për të marrë statusin Big, këtë e arrita.

Bë gjykimin tim po të më pyesësh mua, gjysma e këngëve aty nuk ishin në shijet e mia, por duhet të votosh. Marsela më dha një të kuqe, dhe më tha dua një këngë të më rrëmbente me shumë, por nuk e prisja nga ajo, sepse kënga ishte pikërisht stili i saj, dhe më bëri habi.

Përderisa e kam bërë këngën vet e kam shkruar vet për 27 minuta dhe ndjesia ishte më e veçantë.

Elio numëron edhe projektet profesionale në vazhdim.

Duke qenë se babi dhe gjyshi këndojnë labçe, gjithsesi rrugëtimi im në muzikë është i sigurte. Pas kësaj këngë do fokusohemi te shkolla jam për kompozicion te Akademia e Arteve në vit të dytë.

Qëllimi im është të bëhem kantautor, të kompozoj këngë edhe për të tjerët.

Jam duke punuar në një bashkëpunim me Greta Koçin, kam tërë reduksionin që e bëj vet.

Poashtu jam duke bërë edhe një këngë stil regatone, pop.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy