Një ish politikan indian dhe vëllai i tij janë qëlluar për vdekje ndërsa ishin duke dhënë një intervistë të drejtëpërdrejtë në televizion. Atiq Ahmad u qëllua për vdekje ndërsa ishte ndaluar nga gazetarët dhe po pyetej për cështjet penale që janë ngritur kundër tij.
Ahmad, i cili kishte mbi 100 çështje penale kundër tij, ishte i arrestuar dhe po shoqërohej nga policia për një kontroll mjekësor të mandatuar nga gjykata kur ndodhi incidenti.
Kjo vjen vetëm dy ditë pasi djali i tij, Asad Ahmad, u qëllua për vdekje nga Policia e Uttar Pradesh.
Ahmad u pyet nga gazetarët se pse nuk kishte marrë pjesë në funeralin e djalit të tij dhe në momentin që ai po përgjigjej, një person i afrohet nga pas dhe i shkrep armën në kokë. Ndërsa Atiq rrëzohet përtokë, gjuajtësit e qëlluan dhe me disa plumba të tjerë.
Dy sulmues të tjerë hapën zjarr, duke vrarë dhe vëllain e tij, Ashraf, i cili kishte një sfond kriminal të ngjashëm me kushëririn e tij.
Mes të shtënave, sulmuesit dëgjohen duke bërtitur fjalët "Dorëzohuni" dhe "Jai Sree Ram", një slogan për të lavdëruar figurën qendrore të fesë hindu.
Qeveria e Uttar Pradesh ka urdhëruar gjithashtu një komision gjyqësor për të hetuar sulmin.



